'Grushta e përplasje' – kuzhinieri shqiptar me famë botërore reagon pas akuzave të rënda nga ish-punonjësit

Për vite me radhë, Rene Rexhepi, ka qenë një nga emrat më të mëdhenj në botën e gastronomisë, ndërsa restoranti i tij ‘Noma’ është konsideruar një nga më me ndikim në industrinë e kulinarisë.

Së fundmi, po përballet me kritika të reja pas një artikulli të publikuar nga The New York Times, ku ish-punonjës të restorantit kanë treguar për sjellje abuzive në kuzhinë.

Sipas dëshmive të rreth 30 ish-punonjësve, mes viteve 2009 dhe 2017 në kuzhinë ndodhnin shpesh incidente ku stafi goditej me grusht, shtyhej, apo goditej me mjete kuzhine.