Gruaja në skandalin me ‘Kiss Cam’ thotë se ish-shefi i saj e ka gënjyer: Nuk kemi më asnjë marrëdhënie

Kristin Cabot ka folur në një intervistë me Oprah Winfrey për skandalin viral që ndodhi gjatë një koncerti të "Coldplay", ku ajo u pa në “Kiss Cam” në krahët e ish-shefit të saj, Andy Byron. Momenti u bë viral pasi Chris Martin bëri shaka se mund të ...

Magazina

Kristin Cabot ka folur në një intervistë me Oprah Winfrey për skandalin viral që ndodhi gjatë një koncerti të “Coldplay”, ku ajo u pa në “Kiss Cam” në krahët e ish-shefit të saj, Andy Byron.

Momenti u bë viral pasi Chris Martin bëri shaka se mund të kishin një aferë.

Cabot tha se ajo dhe Byron nuk kanë më asnjë kontakt dhe se e ndërpreu komunikimin me të në vjeshtë, sepse mendon që ai nuk ishte i sinqertë dhe nuk ishte personi që pretendonte të ishte.

Ajo la të kuptohet se disa gjëra që ai i kishte thënë për jetën e tij personale nuk ishin të vërteta.

Në kohën e incidentit, të dy ishin të martuar, por Cabot tha se besonte se Byron ishte i ndarë nga gruaja e tij.

Ajo theksoi se kontakti fizik në koncert ishte i pari mes tyre dhe nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale.

Pas skandalit, të dy u larguan nga kompania ku punonin, por Cabot u përball me kritika shumë më të ashpra, përfshirë sulme personale dhe kërcënime.

U shpreh se është trajtuar ndryshe nga Byron, i cili ka qëndruar në heshtje dhe madje ka marrë oferta pune, ndërsa ajo është ndjerë e detyruar të dalë publikisht dhe të shpjegojë situatën.

Cabot pranoi se kishte bërë një gabim, por mendon se reagimi publik ndaj saj ishte i tepruar dhe i padrejtë. /Telegrafi/