Greta befason me rrëfimin: Babai nuk donte që unë të isha në botën e medias, nuk më foli për muaj me radhë

Greta Kazazi ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin Ftesë në 5, ku foli hapur për disa nga momentet më të vështira të jetës së saj personale. Gjatë intervistës, ajo tregoi se në periudhën kur ishte aktive në konkurset e bukurisë, marrëdhënia me ...

Magazina

Greta Kazazi ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin Ftesë në 5, ku foli hapur për disa nga momentet më të vështira të jetës së saj personale.

Gjatë intervistës, ajo tregoi se në periudhën kur ishte aktive në konkurset e bukurisë, marrëdhënia me babain e saj u përkeqësua për shkak të kundërshtimit të tij ndaj përfshirjes së saj në botën e medias.

Sipas saj, babai nuk ishte dakord me ekspozimin e saj publik, gjë që çoi në një periudhë të gjatë pa komunikim mes tyre.

“Babi nuk ka pranuar që unë të isha në botën e medias dhe nuk kam folur për dy muaj me të. Unë isha në Turqi duke marrë pjesë në konkurs dhe ai nuk më hapte telefonin”, rrëfeu Greta gjatë bisedës në studio.

Në një moment tjetër, ajo u emocionua teksa foli edhe për gjendjen shëndetësore të nënës së saj. Mes lotësh, Kazazi tregoi se ka përjetuar një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore që ka pasur nëna e saj.

“Një moment tjetër i vështirë ka qenë gjendja e mamit. Nuk ka qenë mirë me shëndetin dhe e kam përjetuar shumë. Ka pasur disa probleme shëndetësore dhe tani është me kontrolle. Unë mamin e kam pikë të dobët”, u shpreh ajo.

Rrëfimi i saj në emision solli një anë më personale të jetës së Greta Kazazit, duke treguar sfidat familjare që ajo ka kaluar gjatë rrugëtimit të saj në publik. /Telegrafi/