Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Milan, në derbin e javës së 31-të të Serie A.
Ndeshja nisi me ritëm të mirë nga të dyja skuadrat. Në minutën e 23-të, Leonardo Spinazzola provoi nga distanca, por gjuajtja e tij kaloi shumë pranë portës.

Ndërsa në minutën e 35-të, rasti më i mirë për Milanin erdhi nga Christopher Nkunku, i cili nga brenda zonës nuk arriti të gjejë kuadratin.
Në pjesën e dytë, Napoli shtoi presionin. Në minutën e 51-të, Giovane rrezikoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por portieri reagoi shkëlqyeshëm duke dërguar topin në këndore.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 79-të, kur Matteo Politano përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe e dërgoi në rrjetë me një goditje të saktë, duke i dhënë epërsinë Napolit prej 1-0.
Napoli arriti ta menaxhojë epërsinë deri në fund, duke siguruar tri pikë shumë të vlefshme në garën për kreun e tabelës. Tani Napoli u ngjitë në vendin e dytë me 65 pikë, ndërsa “Rossonerët” zbresin në pozitën e tretë me 63 pikë. /Telegrafi/





