Portieri i Kasimpasas Andreas Gianniotis ka shënuar nga porta e tij në fitoren ndaj Kayeserisporit.
Kasimpasa mori një triumf të madh me rezultat 2-0, por goli i dytë e fitoi tërë vëmendjen, që ndoshta do të jetë goli më i mirë i sezonit.

Me një goditje të fuqishme nga porta e tij, Gianniotis arriti ta lë të shtangur portierin mysafir për ta vulosur fitoren (66’).
Ky gol mahniti edhe të gjithë lojtarët, që menjëherë vrapuan drejt “gardianit” për të festuar së bashku.
Ndërkohë, Kasimpasa me këtë fitore u ngrit në pozitën e 13-të me 27 pikë./Telegrafi/





