Goditet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës, 44 kg kokainë nga Meksika në Zvicër

4 shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet zvicerane.
Ata dyshohen se kishin kontrabanduar me ndihmën e stafit të korruptuar të Aerportit të Cancunit në Meksikë, 44 kilogramë kokainë për në Zurich të Zvicrës.
Lidhur me rastin në fjalë kanë raportuar edhe mediat zvicerane.
Sipas mediave, të dyshuarit janë të moshës 27 e deri në 36 vjeç.
Tre nga katër shqiptarët udhëtuan nga Frankfurti në Cyrih në korrik të vitit 2024 dhe së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë që kishin udhëtuar nga Amsterdami në Cyrih, shkuan në karuselin ku po dorëzoheshin valixhet nga një aeroplan që mbërrinte nga Cancúni i Meksikës.

▶ Lexo edhe këtë

Vdes shkrimtari Rushit Ramabaja