Goditet baza e armatimit në Picallë të Tiranës, dyshohet furnizonte grupet kriminale

Nacionale

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, organizuan dhe finalizuan operacionin “Picalla”, duke goditur një bazë të dyshuar për shitje armësh tek grupet kriminale. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit O. Q., Policia gjeti dhe sekuestroi 5 armë zjarri automatike, 1 pushkë, 3 pistoleta dhe 1 armë gjahu, si dhe një silenciator, bajonetë, uniforma dhe […]

Madhësia e shkronjave

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, organizuan dhe finalizuan operacionin “Picalla”, duke goditur një bazë të dyshuar për shitje armësh tek grupet kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit O. Q., Policia gjeti dhe sekuestroi 5 armë zjarri automatike, 1 pushkë, 3 pistoleta dhe 1 armë gjahu, si dhe një silenciator, bajonetë, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë. Po ashtu u sekuestruan rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasja M. H., 66 vjeçe, ndërsa u shpall në kërkim poseduesi i dyshuar i bazës së armatimit, shtetasi O. Q., 41 vjeç.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.