Ballina Nacionale Gjysmë ore para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qytetarëve që...

Gjysmë ore para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar deri tani

2

Kosova voton sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dështimit për muaj të tërë për formimin e institucioneve të vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fillimi i procesit të votimit ka nisur nga ora 07:00 të mëngjesit.
Sipas platformës së KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë interesimi i qytetarëve për të votuar është i lartë. Numri i votuesve që kanë votuar deri në orë 18:30 është 771,912 apo 38,61% e votuesve. Këto janë rezultatet e para të publikuara nga KQZ nga 2,531 vendvotime të procesuara nga  2,557  apo 98,98% të vendvotimeve.