Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi i akuzuar se do të pastronte në vendin tonë 18.3 mln euro të mafias italiane Cosa Nostra. Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga italianë të dyshuar të lidhur me Cosa Nostrën, që dyshohet se […]

Nacionale

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi i akuzuar se do të pastronte në vendin tonë 18.3 mln euro të mafias italiane Cosa Nostra.

Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe konfiskimin e 18.3 milionë eurove të depozituara në bankat shqiptare nga italianë të dyshuar të lidhur me Cosa Nostrën, që dyshohet se Taçi do t’i pastronte me transaksione përmes firmave të naftës.

Biznesmeni u gjykua në mungesë për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal” pasi është në arrati prej vitit 2021, ndërsa për 4 italianë të dyshuar, SPAK e ka veçuar çështjen dhe i ka dërguar në Itali aty ku vijon procesi. Përkatësisht procesi është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli.

18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021 dhe më pas u konfiskuan. SPAK thotë se Taçi do pastronte patarë përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen.

Nga hetimet e SPAK thuhet se Artur Balla dhe Bledar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.

Ndihma që biznesmeni i naftës Rezart Taçi ka dhënë për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për përfitimin monetar në masën 16 %, në raport me shumën e transferuar në Shqipëri e cila që do të vijonte të transferohej në vende të tjera me qëllim fshehjen e origjinës.

Deri më tani për këtë çështje Bledar Lilo e Artur Balla janë dënuar përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim, raportojnë mediat në Shqipëri.