Gjiganti i Ligës Premier me ofertë 100 milionë eurosh për Sandro Tonalin

Mesfushori Sandro Tonali mund të bëhet një nga transferimet më të mëdha të verës së ardhshme.

Futbollisti 25-vjeçar i Newcastle United ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, pasi edhe gjatë afatit kalimtar së dimrit ishte objektiv i shumë skuadrave elitare.

Që nga transferimi i tij te Newcastle, Tonali ka dëshmuar pse konsiderohet një nga mesfushorët më të kompletuar në Evropë.

Ai shquhet për organizimin e lojës, intensitetin në rikuperimin e topit dhe lidershipin në mesfushë, cilësi që e bëjnë një lojtar shumë të vlefshëm për çdo ekip të madh.

Në mesin e klubeve të interesuara është edhe Real Madrid.

Gjiganti spanjoll synon të forcojë repartin e mesfushës dhe e sheh Tonalin si një profil ideal falë inteligjencës taktike dhe aftësisë për të kontrolluar ritmin e ndeshjes.

Megjithatë, madrilenët përballen me konkurrencë serioze nga Arsenali.

Skautët e Real Madridit do ta përcjellin yllin e Newcastle në duelin ndaj Man Cityt