Gjesti lirohet nga paraburgimi

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të fundit nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Gjykata ka nxjerrë të enjten aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj artistit, më shumë se ...

Magazina

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të fundit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata ka nxjerrë të enjten aktvendimin për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj artistit, më shumë se një javë pasi ai ishte ndaluar nën dyshimet për incidentin e ndodhur pranë kompanisë “Onima”.

Sipas vendimit, Gjesti do të mbrohet në liri, ndërsa ankesa eventuale nuk e shtyn ekzekutimin e këtij vendimi, çka nënkupton se lirimi i tij hyn në fuqi menjëherë.

Lajmi për Telegrafin është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Artan Qerkini, i cili bashkë me avokatin Burim Azemi kanë përfaqësuar këngëtarin gjatë kësaj periudhe.

Mbrojtja ka argumentuar se, bazuar në nenin 159 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, i cili lidhet me parimin e proporcionalitetit në caktimin e masave të sigurisë, paraburgimi ndaj artistit nuk ka qenë një masë e arsyeshme dhe proporcionale në raport me rrethanat e rastit.

Ndërkohë, rasti ndaj Gjestit pritet të vazhdojë në procedurë të rregullt, tashmë me të në gjendje të lirë. /Telegrafi/