Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.
Kështu e ka e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Sipas tij, Policia ka pranuar informatën rreth orës 19:00 për një person pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, konfirmoi ai.
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
- Reklamë -











