Sulmet izraelite në Bejrut kanë vrarë të paktën gjashtë persona, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Ajo tha se 24 të tjerë u plagosën pasi dy sulme izraelite goditën apartamente banimi në lagjet Basta dhe Zokak Al-Blat të Bejrutit qendror herët të mërkurën.

“Mbetjet njerëzore janë gjetur nga vendi i ngjarjes dhe identiteti i viktimave do të përcaktohet pasi të përfundojë testimi i ADN-së”, shtoi ministria, transmeton Telegrafi.
Ushtria izraelite kishte lëshuar më parë një paralajmërim për evakuim dhe sulmi ishte pjesë e një vale më të gjerë sulmesh izraelite në Liban të mërkurën.
Në anën tjetër janë publikuar pamjet amatore që shfaqin momentin kur raketat izraelite godasin rrokaqiellin dhe nga fuqia e shpërthimit shembet menjëherë. /Telegrafi/





