Gjashtë shtete nga Ballkani sivjet në finalen e ‘Eurovision 2026’ në Vjenë

Magazina

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2026’ pritet të ketë një prani të theksuar ballkanike, pasi këtë vit në natën finale janë kualifikuar plot gjashtë shtete nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania. Kjo do të thotë se publiku i Eurovisionit në Vjenë do të shohë një “bllok” të fortë përfaqësimi nga […]

Madhësia e shkronjave

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2026’ pritet të ketë një prani të theksuar ballkanike, pasi këtë vit në natën finale janë kualifikuar plot gjashtë shtete nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania.

Kjo do të thotë se publiku i Eurovisionit në Vjenë do të shohë një “bllok” të fortë përfaqësimi nga Ballkani, me këngë dhe identitete të ndryshme muzikore – nga baladat emocionale deri te produksionet më moderne skenike – që e bëjnë finalen e sivjetme edhe më konkurruese.

Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e cila arriti të sigurojë një vend në finale pas një paraqitjeje që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.

Lista e plotë e finalistëve të ‘Eurovision 2026’:

Finalja e ‘Eurovision 2026’ do të mbahet të shtunën në Vjenë, ku pritet të shihet nëse “fronti ballkanik” do të arrijë të shkojë edhe më tej – madje pse jo, të luftojë për vendet e para. /Telegrafi/