Gigi Hadid është parë duke kaluar momente të ngrohta me Lean, vajzën e partnerit të saj Bradley Cooper, jashtë shtëpisë së aktorit në New York.
Modelja u shfaq e buzëqeshur dhe shumë e afërt me vajzën nëntëvjeçare, duke treguar marrëdhënien e mirë që ka krijuar me të.

Gigi dhe Bradley u njohën për herë të parë në tetor të vitit 2023, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në rrjetet sociale në maj 2025, shkruan DailyMail.
Ata shpesh kalojnë kohë së bashku me fëmijët e tyre, pasi edhe modelja ka një vajzë pesëvjeçare, Khai, nga lidhja e saj e mëparshme me këngëtarin Zayn Malik.
Ndërkohë, modelja u përfshi së fundmi edhe në një incident të vogël me makinë në Pensilvani, por sipas dëshmitarëve gjithçka u zgjidh pa probleme dhe ajo u soll me korrektësi.
Gigi ka reaguar gjithashtu ndaj përmendjes së emrit të saj në disa dokumente të lidhura me Jeffrey Epstein, duke theksuar se nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje me të dhe se prindërit e saj e kanë mbështetur gjithmonë në rrugëtimin profesional. /Telegrafi/





