Georgina Rodriguez largon fëmijët nga Riadi dhe udhëton në Madrid për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

E fejuara e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, thuhet se është larguar nga Riad së bashku me fëmijët dhe ka udhëtuar drejt Madrid, pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve, ajo është larguar nga kryeqyteti i Arabisë Saudite me avionin e saj privat pas zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë një sulm me dron të lidhur me Iran, që sipas raportimeve kishte në shënjestër ambasadën amerikane në Riad më herët këtë muaj.

Ende nuk dihet nëse Georgina dhe fëmijët janë kthyer përfundimisht në Madrid.

Foto: Instagram

Në rrjetet sociale ajo ka ndarë disa momente nga vizita me fëmijët në Valle de Cuelgamuros, vend i njohur më parë si “Lugina e të Rënëve”, ku mori pjesë edhe në një meshë.Në një postim në Instagram, ajo shkroi se ishte një nga meshat më të bukura ku kishte marrë pjesë ndonjëherë.

Ndërkohë, edhe Ronaldo ndodhet aktualisht në Madrid, ku po rikuperohet nga një dëmtim.

Trajneri i klubit Al-Nassr FC, Jorge Jesus, ka bërë të ditur se lëndimi i futbollistit është më serioz nga sa ishte menduar fillimisht.

“Cristiano ka udhëtuar në Spanjë, ashtu siç kanë bërë edhe disa lojtarë të tjerë më parë. Dëmtimi kërkon trajtim në Madrid nga një specialist që punon me të. Shpresojmë që ai të rikthehet sa më shpejt dhe ta ndihmojë ekipin”, u shpreh trajneri. /Telegrafi/

Foto: Instagram