Garë e fortë për yllin e Man Cityt, Juventusi sfidohet nga Galatasaray dhe Inter Miami

Juventusi ka nisur bisedimet paraprake për transferimin e mesfushorit portugez Bernardo Silva si lojtar i lirë në fund të sezonit, por klubi torinez po përballet me konkurrencë të fortë nga disa ekipe të tjera evropiane dhe amerikane.

Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit e kanë identifikuar 31-vjeçarin si një nga objektivat kryesore për sezonin e ardhshëm, veçanërisht për faktin se kontrata e tij me Manchester City skadon në qershor dhe ai pritet të largohet si lojtar i lirë.

Raporti thekson se reprezentuesi i Portugalisë ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin anglez, duke u bërë i disponueshëm për oferta nga klube të tjera në muajt e ardhshëm.

Juve e do transferimin e Bernardo Silvës, por fillimisht duhet të sigurojë Ligën e Kampionëve