Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Leart Emini. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Emini ka rrëfyer me emocion se si ai kishte marrë ftesë nga kombëtarja e Kosovës, më saktësisht nga ish-përzgjedhësi i atëehershëm Albert Bunjaku.
“Edhe qajo periudhë ka qenë kur edhe e kam marrë një ftesë prej ekipës A të Kosovës”.

“Ka qenë ndeshja nëse e mbani mend, ishte paraparë të luante ndaj Bursasporit, por luan me Renovën 0-0 përfundon ndeshja”.
“Edhe i ka marrë Albert Bunjaku për atë kohë lojtarët premtues, talenta. Më ka thirrur klubi, drejtori i Trepçës, por nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë”.
“Edhe më thirrën, e di kemi qenë në grumbullim këtu në hotelin Grand. Valdet Rama, Etrit Berisha, ka qenë Kristjan Nushi, Faton Toski, gjenerata atëherë e filleve të para”, ka rrëfyer Emini.
Episodin e plotë me Leart Eminin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/








