Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF-së ka goditur ashpër klubin e Egnatias, duke vendosur një sërë dënimesh të rënda pas ngjarjeve që çuan në tërheqjen e skuadrës nga loja dhe ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes ndaj Vllaznisë. Përveç një gjobe të majme prej 500 mijë lekësh apo mbi 5000 euro, klubi është paralajmëruar se çdo përsëritje e rasteve të ngjashme do të sjellë pasoja edhe më të rënda disiplinore.
Masat më të forta prekin stafin dhe lojtarët, ku trajneri Edlir Tetova është pezulluar për gjashtë muaj nga çdo aktivitet futbollistik, ndërsa futbollisti Albano Aleksi është ndëshkuar me pesë ndeshje pezullim.
Një numër i madh zyrtarësh të klubit kanë marrë gjithashtu dënime identike me pesë ndeshje pezullim, duke reflektuar seriozitetin e shkeljeve të konstatuara nga organet disiplinore.

Ky vendim i prerë i FSHF-së vjen si një mesazh i qartë për respektimin e rregullave dhe parimeve të fair-play, duke synuar ruajtjen e integritetit dhe imazhit të garave futbollistike në vend.
2. KF Egnatia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13/1, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
KF Egnatia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
3. Zyrtari i KF Egnatia, Edlir Tetova, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
4. Lojtari i KF Egnatia, Albano Aleksi, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
5. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
6. Zyrtari i KF Egnatia, Julian Brahja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
7. Zyrtari i KF Egnatia, Taulant Guma, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
8. Zyrtari i KF Egnatia, Emiliano Bishdili, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
9. Zyrtari i KF Egnatia, Ilir Kapllani, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
10. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
11. Zyrtari i KF Egnatia, Aldo Sula, për shkelje të parimeve të fair-play, duke shfaqur sjellje jospotive dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1 dhe 13 të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.





