Formacionet zyrtare: Prishtina e Re – Malisheva

Sport

Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Malishevës me fillim nga ora 15:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të. Për vendasit kjo ndeshje ka rëndësi jetike pasi një rezultat pozitiv do t’i mbante në garë për të siguruar mbijetesën, ndërsa një humbje eventuale do t’i dëmtonte shumë gjasat e tyre. Malisheva në […]

Madhësia e shkronjave

Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Malishevës me fillim nga ora 15:00 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Për vendasit kjo ndeshje ka rëndësi jetike pasi një rezultat pozitiv do t’i mbante në garë për të siguruar mbijetesën, ndërsa një humbje eventuale do t’i dëmtonte shumë gjasat e tyre.

Malisheva në anën tjetër që këtë edicion ka pasur ulje-ngritje, synon fitoren për të vazhduar garën me Gjilanin dhe Prishtinën për tri pozitat e para në tabelë.

Në takimin e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në stadiumin ‘Liman Gegaj’, kishte triumfuar Malisheva me rezultat minimal 1-0.

Të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Malisheva: Avdyli, Pira, Kryeziu, Vitija, Skovgaard, Veliu, Ferati, Brruti, Nafiu, Xhylani, Zeka.