Font i kërkon Messit të 'shpjegojë të vërtetën' rreth dështimit të rikthimit te Barcelona

Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, ka shtuar kritikat ndaj Joan Laportës në prag të zgjedhjeve të ardhshme në klub, duke u bërë thirrje anëtarëve të votojnë për ndryshim dhe jo për vazhdimësi.

Laporta mbetet favoriti për t’u rikthyer në postin e presidentit dhe për të vazhduar projektin e tij së bashku me drejtorin sportiv Deco dhe trajnerin Hansi Flick.

Megjithatë, Font pretendon se platforma e tij ofron më shumë transparencë dhe stabilitet për klubin katalanas.

Në një prononcim për mediat, Font i bëri thirrje Lionel Messit të sqarojë rrethanat që çuan në largimin e tij nga Barcelona.

“Besoj se Messi nuk do të flasë nga tani deri të dielën, por shpresoj që ta bëjë. Ai duhet të shpjegojë të vërtetën, për largimin e tij nga klubi dhe për përpjekjen për t’u rikthyer në vitin 2023 në mënyrë që anëtarët të mos votojnë të mashtruar”, ka thënë Font.

Kandidati për president të Barcelonës zbulon planin për rikthimin e Messit në Camp Nou