Foda ka edhe një ‘plan B’: Kjo është lista rezervë e Kosovës për ndeshjet e marsit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, përveç listës kryesore për ndeshjen e ‘play-off’-it ndaj Sllovakisë dhe një finaleje eventuale, ka përgatitur edhe një listë alternative me futbollistë që mund të ftohen në çdo moment, në rast të ndonjë mungese të...

Sport

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, përveç listës kryesore për ndeshjen e ‘play-off’-it ndaj Sllovakisë dhe një finaleje eventuale, ka përgatitur edhe një listë alternative me futbollistë që mund të ftohen në çdo moment, në rast të ndonjë mungese të re në skuadër.

Kjo listë rezervë shihet si një zgjidhje sigurie për stafin teknik, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjeve dhe mundësinë e ndryshimeve të papritura për shkak të lëndimeve apo formës së lojtarëve.

Në mesin e emrave të përfshirë bie në sy Meriton Korenica, i cili po kalon një periudhë shumë të mirë në kampionatin rumun dhe konsiderohet një opsion serioz për repartin ofensiv.

Pjesë e listës rezervë janë edhe emra tjerë si Bersant Celina, Ron Raçi, Rilind Nivokazi, Bledian Krasniqi, Ismet Lushaku, Leard Sadriu, Kreshnik Krasniqi dhe Faton Maloku.

Këta lojtarë mbeten në pritje të një mundësie për t’u bashkuar me ekipin, nëse paraqitet nevoja./Telegrafi/