Florent Hadergjonaj po zhvillon sezonin e jetës me Alanyaspor – supergol dhe dy asistime në fitoren e radhës

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadergjonaj, ishte protagonist absolut në fitoren e Alanyaspor ndaj Kocaelispor me rezultat 5-0, në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Turqisë. Mbrojtësi e hapi takimin me një gol në minutën e 26-të, pas një goditjej...

Sport

Mbrojtësi i krahut, Florent Hadergjonaj, ishte protagonist absolut në fitoren e Alanyaspor ndaj Kocaelispor me rezultat 5-0, në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Turqisë.

Mbrojtësi e hapi takimin me një gol në minutën e 26-të, pas një goditjeje të bukur dhe të saktë nga rreth 25 metra.

Vetëm pesë minuta më vonë, ai asistoi për golin e shënuar për 2-0 nga Hwang Ui-jo.

Në pjesën e dytë, mbrojtësi i Kosovës ishte sërish vendimtar, duke dhënë edhe një asistim për rezultatin 3-0, gol i realizuar nga Lima.

Alanyaspor shënoi edhe dy gola të tjerë deri në fund, në një ndeshje ku Hadergjonaj dhe Fidan Aliti luajtën për 90 minuta.

Për paraqitjen e tij të shkëlqyer, Hadergjonaj u vlerësua nga SofaScore si lojtari i ndeshjes me notën 8.5. Hadërgjonaj, këtë sezon në të gjitha garat ka 8 gola dhe 8 asistime.

Me këtë fitore, Alanyaspor ngjitet në kuotën e 31 pikëve, duke u renditur në pozitën e 10-të në tabelë. /Telegrafi/