Boksieri shqiptar Erion Veseli, me prejardhje nga fshati Konçul i komunës së Bujanocit, ka shënuar një fitore të madhe sonte në Bazel të Zvicrës, duke e përfunduar meçin që në raundin e dytë, transmeton BujanociNet.
Me një paraqitje dominuese, ritëm të lartë dhe goditje të sakta, Veseli e detyroi kundërshtarin të dorëzohet, i paaftë për t’i përballuar goditjet e vazhdueshme dhe presionin konstant në ring. Që nga raundi i parë, boksieri nga Bujanoci e kishte nën kontroll të plotë përballjen, duke treguar superioritet të qartë teknik dhe fizik.

Në raundin e dytë, pas një serie goditjesh të fuqishme dhe të mirëkoordinuara, kundërshtari u detyrua të heqë dorë nga vazhdimi i meçit, duke i dhënë kështu fitoren Veselit me dorëzim teknik.
Kjo fitore e shpejtë dhe bindëse e forcon edhe më tej rekordin e pamposhtur të Erion Veselit dhe konfirmon formën e tij të shkëlqyer në boksin profesionist. Paraqitja e tij në Bazel u prit me entuziazëm nga publiku, veçanërisht nga bashkatdhetarët shqiptarë që e mbështetën nga afër.
Me këtë sukses, Erion Veseli dëshmon se po ecën me hapa të sigurt drejt sfidave më të mëdha, duke përfaqësuar me dinjitet jo vetëm veten, por edhe Bujanocin dhe gjithë shqiptarët në arenën ndërkombëtare të boksit./BujanociNet/











