Fisnik Asllani po vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga, duke konfirmuar formën e tij shumë të mirë me Hoffenheimin.
Në ndeshjen e javës së 29-të ndaj Augsburg, Hoffenheimi po barazon 2-2 pas përfundimit të pjesës së parë në transfertë.
Kontributi i sulmuesit kosovar ishte vendimtar, pasi ai asistoi në golin e barazimit në minutën e 42-të.

Me këtë paraqitje, Asllani vazhdon statistikat mbresëlënëse këtë sezon, duke arritur në nëntë gola dhe gjashtë asistime në kampionat.
Në këtë përballje, Hoffenheimi ka në formacion titullar edhe dy reprezentues të tjerë të Kosovës, Albian Hajdarin në mbrojtje dhe Leon Avdullahun në mesfushë.
Ndërkohë, te Augsburgu, mesfushori kosovar Elvis Rexhbecaj e nisi ndeshjen nga banka rezervë.
Paraqitjet e fundit të Asllanit po konfirmojnë rritjen e tij të vazhdueshme dhe rëndësinë që ka fituar në skuadrën e Hoffenheimit në këtë sezon të Bundesliga./Telegrafi/





