Filmi horror që “po ua prish mendjen” shikuesve: frika nuk vjen nga përbindëshat, por nga uji

Magazina

Filmi i ri horror nga Koreja e Jugut, “Salmokji: The Whispering Water”, po përshkruhet nga shikuesit si një nga përjetimet më tronditëse të viteve të fundit, teksa komente të shumta thonë se “po ua prish mendjen” nga frika dhe tensioni. Produksioni ka arritur të kthehet papritur në hit të arkave (box office), me një nisje […]

Madhësia e shkronjave

Filmi i ri horror nga Koreja e Jugut, “Salmokji: The Whispering Water”, po përshkruhet nga shikuesit si një nga përjetimet më tronditëse të viteve të fundit, teksa komente të shumta thonë se “po ua prish mendjen” nga frika dhe tensioni.

Produksioni ka arritur të kthehet papritur në hit të arkave (box office), me një nisje shumë të fortë. Sipas raportimeve, vlerësimet e shikuesve janë mbi 9, ndërsa publiku shprehet se nuk ka qenë kaq i frikësuar prej kohësh nga një film horror.

Ajo që e bën “Salmokji” të dallojë është një element i thjeshtë, por i realizuar me mjeshtëri: filmi nuk mbështetet te përbindëshat klasikë apo figura të zakonshme të tmerrit. Frika vjen nga vetë uji. Pikërisht uji shndërrohet në burimin kryesor të ankthit, duke e krijuar ndjesinë se rreziku është kudo – edhe kur në ekran duket sikur “nuk po ndodh asgjë”.

Skenat më të frikshme, sipas shikuesve, janë pikërisht ato ku veprimi është minimal, por tensioni rritet gradualisht deri në një pikë të padurueshme, duke e mbajtur publikun në ankth të vazhdueshëm.

Ngjarja ndjek një ekip xhirimesh që udhëton drejt një rezervuari uji, për të hetuar një figurë të çuditshme që ishte parë në pamje të vjetra filmike. Por pasi mbërrijnë atje, gjithçka nis të marrë tatëpjetën dhe situata del jashtë kontrollit.

Pas shikimit të filmit, në rrjete sociale janë shtuar edhe reagimet ku disa pretendojnë se u është shtuar frika nga errësira dhe uji, duke e cilësuar “Salmokji: The Whispering Water” si një horror që nuk të lë rehat as pasi mbaron. /Telegrafi/