Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon implementimi i plotë i sistemit për hyrje në BE (EES – Entry/Exit System), me çka në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian vendoset një mënyrë e re, e digjitalizuar e evidencës dhe kontrollit për shtetasit që udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër ndërkaq janë nga shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.
Nga MPB njoftojnë se “me vendosjen e EES-it, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do të mundësojë përpunimin e të dhënave bazë biometrike (shenjat e gishtërinjve dhe fotografia), me qëllim të identifikimit më të shpejtë dhe ndjekjes më efikase të qëndrimit të lejuar sipas rregullit “90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh”, me ç’rast koha e pritjes në pikat kufitare për hyrje në BE mund të rritet”.

“Gjithashtu ju njoftojmë se nga ana e Policisë Kufitare të vendit tonë janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, përkatësisht janë vënë në funksion të gjitha burimet materiale-teknike dhe njerëzore në dispozicion, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të shpejtë dhe të pandërprerë të udhëtarëve në pikat tona kufitare”.
“Policia Kufitare do të veprojë me angazhim të shtuar në terren, do të ndjekë vazhdimisht gjendjen, do të ndërmarrë masa përkatëse për ruajtjen e mbarëvajtjes së trafikut dhe do t’i informojë qytetarët për të gjitha informacionet e rëndësishme që lidhen me zbatimin e sistemit”, thonë nga MPB.





