Fillojnë punimet për sallën sportive në Bujanoc – investim 550 mijë euro nga Tirana

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook fillimin e punimeve për ndërtimin e një salle të re sportive në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, një projekt i shumëpritur nga komuniteti lokal.Sipas tij, kjo investim i rëndësishëm po realizohet falë mbështetjes financiare nga Bashkia e Tiranës, e udhëhequr […]

Vendore

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook fillimin e punimeve për ndërtimin e një salle të re sportive në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, një projekt i shumëpritur nga komuniteti lokal.
Sipas tij, kjo investim i rëndësishëm po realizohet falë mbështetjes financiare nga Bashkia e Tiranës, e udhëhequr nga Erion Veliaj, me një vlerë prej 550.000 euro. Pajaziti e cilësoi këtë ndihmë si një dëshmi të fortë të bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet shqiptarëve në rajon.
Në fjalën e tij, ai shprehu mirënjohje të veçantë për drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, si dhe për Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, për përkrahjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Pajaziti falënderoi gjithashtu stafin e shkollës për mikpritjen dhe programin e përgatitur nga nxënësit, duke theksuar emocionet e veçanta që ata përcollën gjatë ceremonisë.
Ai u shpreh i bindur se përveç suksesit në arsim, kjo sallë moderne sportive do të ndihmojë edhe në zhvillimin e talenteve të reja sportive, të cilët në të ardhmen do të përfaqësojnë me krenari komunitetin.
Në fund, ai uroi që projekti të realizohet me sukses dhe ta përmbushë qëllimin e tij për të përmirësuar kushtet për nxënësit dhe të rinjtë e Bujanocit.