Ferizaj merr fitoren e tretë radhazi me tri pikë të mëdha ndaj Drenicës

Ferizaj ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Ekipi i Nevil Dedes ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, kësaj radhe duke mposhtur një rival direkt si...

Sport

Ferizaj ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Nevil Dedes ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, kësaj radhe duke mposhtur një rival direkt si Drenica dhe duke u larguar nga zona e rrezikshme dhe ajo e barazhit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të pakta nga të dyja skuadrat dhe portat mbeten të paprekura duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat ishin më kërkuese dhe më krijuese, duke rrezikuar disa herë dhe duke gjetur golin, por i rregullt ishte vetëm ai i vendasve, i cili i solli fitoren dhe tri pikët.

Fillimisht shënoi Igball Jashari për mysafirët, me golin që iu anulua si i parregullt ndërsa goli i vetëm i rregullt në këtë ndeshje erdhi në minutën e 72-të me anë të Ade Oguns, i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte i fitores dhe tri pikëve.

Pas kësaj fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e shtatë me 32 pikë, teksa Drenica mbetet e nënta me 28 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme pas pushimit të kombëtareve, Ferizaj udhëton te Llapi, teksa Drenica e pret Prishtinën. /Telegrafi/