Fansat shqetësohen për Charlize Theron pas pamjes së saj të fundit

Magazina

Charlize Theron është bërë qendra e diskutimeve në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në premierën e filmit të ri “The Odyssey” në Paris. Aktorja 50-vjeçare u shfaq me një fustan me motive floreale nga Christian Dior, ndërsa fiziku i saj shumë i hollë nxiti një valë reagimesh dhe spekulimesh në internet. Në platformën X, […]

Madhësia e shkronjave

Charlize Theron është bërë qendra e diskutimeve në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në premierën e filmit të ri “The Odyssey” në Paris.

Aktorja 50-vjeçare u shfaq me një fustan me motive floreale nga Christian Dior, ndërsa fiziku i saj shumë i hollë nxiti një valë reagimesh dhe spekulimesh në internet.

Në platformën X, shumë përdorues hodhën pretendime të pabazuara se ndryshimi në pamjen e aktores mund të lidhej me përdorimin e Ozempic, ilaç që shpesh përmendet në debatet për humbjen e peshës, shkruan DailyMail.

Komentet u përhapën me shpejtësi, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim apo provë që Theron ta ketë përdorur këtë medikament.

Nga ana tjetër, shumë fansa dolën në mbrojtje të aktores, duke theksuar se nuk është e drejtë të nxirren përfundime vetëm nga pamja e jashtme.

Ata kujtuan se Charlize ka folur prej vitesh për stilin e saj të shëndetshëm të jetesës, i cili përfshin ushqim të kontrolluar, aktivitet fizik të rregullt dhe shmangien e alkoolit.

Në intervista të mëparshme, Theron ka treguar se konsumon çdo ditë sallata dhe perime të gjelbra, ndërsa ka theksuar se nuk beson te dietat ekstreme, por te balanca dhe kontrolli i porcioneve.

Deri tani, aktorja nuk ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. /Telegrafi/