Evra i bën thirrje Man Unitedit ta transferojë yllin e Real Madridit

Legjenda e Manchester United, Patrice Evra, i ka bërë thirrje ish-klubit të tij që të bëjë një lëvizje të guximshme për të nënshkruar me sensacionin brazilian, Endrick.

Sulmuesi shumë i talentuar aktualisht po shkëlqen në Francë me Lyonin, në formë huazimi nga Real Madrid, dhe Evra beson se ai do të ishte një përshtatje e shkëlqyer për “Djajtë e Kuq”.

Që nga transferimi i tij në Ligue 1, sulmuesi i kombëtares së Brazilit ka rigjetur formën e tij më të mirë, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime në dhjetë paraqitje në të gjitha garat.

Evra është i bindur se 19-vjeçari zotëron atributet fizike dhe teknike të nevojshme për të përmirësuar opsionet sulmuese të United pas kësaj rikthimi të jashtëzakonshëm në formë.

“Nëse do të mund të nënshkruaja me një sulmues për Man Utd, do të zgjidhja Endrick, ai do të ishte një nënshkrim i shkëlqyer. Gjithmonë më ka pëlqyer ta shikoj Endrick, edhe kur ishte në Brazil. Ishte mjaft e trishtë ajo që ndodhi te Real Madridi”.

“Ai po bën mrekulli te Lyon. Lyon ka një histori të shkëlqyer me afrimin e lojtarëve brazilianë dhe duke i ndihmuar të ringrihen në karrierat e tyre, si Juninho Pernambucano”, ka deklaruar Evra.

Kur lëvizja nga Real Madridi mund të jetë e qëlluar – hapet dera e Kupës së Botës për Endrick