Enzo Fernandez te PSG-ja? Fabrizio Romano jep detaje për të ardhmen e yllit argjentinas

E ardhmja e Enzo Fernandez te Chelsea mund të jetë në dyshim këtë verë, por Paris Saint-Germain nuk do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, sipas Fabrizio Romanos. Gazetari italian raporton se gjiganti francez është i kënaqur me opsionet e mesfushë...

Sport
Reklame

E ardhmja e Enzo Fernandez te Chelsea mund të jetë në dyshim këtë verë, por Paris Saint-Germain nuk do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, sipas Fabrizio Romanos.

Gazetari italian raporton se gjiganti francez është i kënaqur me opsionet e mesfushës, andaj edhe nuk po e konsideron një afrim të argjentinasit.

“Paris Saint-Germain janë të kënaqur me opsionet aktuale në mesfushë, pasi në janar shtuan në skuadër edhe Dro Fernandez”.

“Për momentin, ata nuk po punojnë për një marrëveshje për Enzo Fernandez”, tha Romano në kanalin e tij në YouTube.

Romano konfirmoi gjithashtu raportimin e mëhershëm se mesfushori argjentinas dëshiron të nënshkruajë një kontratë të përmirësuar me Chelsean para verës. Nëse kjo nuk ndodh, ai mund të nisë të shqyrtojë opsionet për të ardhmen e tij.

Fernandez mbetet pika kyçe e mesfushës së skuadrës londineze, e cila po vuan për rezultate pozitive në këto ndeshjet e fundit, por synon këndelljen me synimin që të zënë një vend që të shpie në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/