Ballina AKTUALE Enkel Rexhepi në Tiranë: Shqipëria angazhohet për të drejtat e shqiptarëve të...

Enkel Rexhepi në Tiranë: Shqipëria angazhohet për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

38

Sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë u zhvillua një takim me Ministren znj. Elisa Spiropali, ku mori pjesë Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, së bashku me përfaqësues institucionalë.

Gjatë takimit u trajtuan çështjet kyçe që prekin shqiptarët e Luginës, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, mungesën e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, përjashtimin nga jeta institucionale, si dhe mohimin e vazhdueshëm të së drejtës për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare.

Reklama

U theksua nevoja për një qasje të përbashkët, programatike dhe sistematike për adresimin e drejtë dhe afatgjatë të këtyre problematikave. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, vlerësoi gatishmërinë e institucioneve të Shqipërisë për mbështetje konkrete dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. U shpreh falënderim për mikpritjen e ngrohtë nga Ministrja Spiropali, si dhe për rolin koordinues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd. Më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë do të thotë më shumë shpresë për shqiptarët e Luginës. Bashkë jemi më të fortë.

- Reklamë -