Eliminimi nga Big Brother – Stenaldo takohet edhe me DJ Gimbon

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli, ka nisur të rikthehet në jetën e përditshme, duke u takuar me miq dhe ish-banorë të tjerë të formatit. Së fundmi, ai është parë në shoqërinë e DJ Gimbo, i cili gjith...

Magazina

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo Mëhilli, ka nisur të rikthehet në jetën e përditshme, duke u takuar me miq dhe ish-banorë të tjerë të formatit.

Së fundmi, ai është parë në shoqërinë e DJ Gimbo, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij edicioni të Big Brother dhe u largua vetëm pak ditë më parë.

Takimi i tyre ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, ku fansat kanë reaguar pozitivisht duke komentuar afrimitetin dhe raportin e mirë mes tyre.

Dy ish-banorët duket se po shijojnë kohën jashtë shtëpisë, ndërsa vazhdojnë të mbeten në fokusin e publikut edhe pas përfundimit të eksperiencës në reality show.

Stenaldo u eliminua nga një televotim kokë me kokë që ishte me banorin Mateo Borri.

Ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të këtij spektakli, edhe pse ende nuk është bërë e ditur ndonjë datë zyrtare.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se kur do të jetë finalja e madhe e këtij edicioni të pestë. /Telegrafi/