Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Çitaku: Është njollë që do t’i mbetet Kuvendit të Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se “Kërkim falja nuk mjafton”, në lidhje me ekspozitën që ishte shfaqur në sheshet e Prishtinës, nga ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, në të cilën k...

Nacionale
Reklame

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se “Kërkim falja nuk mjafton”, në lidhje me ekspozitën që ishte shfaqur në sheshet e Prishtinës, nga ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, në të cilën ka pasur gabime dhe të pavërteta ndaj krimeve të serbëve.

Ajo në një pronconcim për media tha se duhet të ketë një hetim në lidhje me këtë rast dhe se në këkesën drejtuar Kuvendit nuk figuronte emri i Shkëlzen Gashit.

“Duhet të ketë një hetim të veçantë, pasi ka një manipulim të qëllimshëm. Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit nuk ka qenë askund emri i Shkëlzen Gashit…. Përtej pasaktësive këtu ka manipulim të qëllimshëm. Pse është mashtruar Kryesia e Kuvendit… Shoqata e Shkëlzen Gashit nuk është këtu…Është njollë që do t’i mbetet Kuvendit të Kosovës. Shoqata e Shkelzen Gashit nuk është këtu. Unë me dorën time nuk do të kisha miratuar një projekt me emër të tij”, ka thënë ajo. /Telegrafi/