Gjatë misionit Artemis II, katër astronautët e NASA arritën një moment historik: ata u bënë njerëzit që kanë udhëtuar më larg nga Toka në historinë moderne.
Por një detaj i papritur mori vëmendjen në rrjet: një kavanoz Nutella që po lundronte në kabinë pak minuta para se të thyhej rekordi.

Ky moment u bë viral, me shumë përdorues që bënë shaka se Nutella “vendosi rekord botëror” duke u bërë ushqimi që ka udhëtuar më larg nga Toka.
Disa e quajtën këtë një reklamë të fshehtë për kompaninë Ferrero, prodhuesin e Nutella-s.
Megjithatë, NASA reagoi shpejt, duke sqaruar se nuk ka asnjë marrëveshje reklamimi dhe se zgjedhja e ushqimeve bëhet nga vetë ekuipazhi, jo nga sponsorë.
Pavarësisht kushteve sfiduese — si problemet me tualetin dhe gjumi në qese të ngjashme me kokona — astronautët nuk u privuan nga ushqimet e mira. /Telegrafi/





