E zbulon gazeta spanjolle: Vini Jr do të qëndrojë te Real Madridi

Sport

Vinicius Junior nuk po planifikon largimin nga Real Madridi këtë verë dhe pritet të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe sezonin e ardhshëm. Sipas Diario AS, ylli brazilian ka vendosur të qëndrojë në Santiago Bernabeu pavarësisht spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij dhe interesimit të raportuar të klubit për emra si Michael […]

Madhësia e shkronjave

Vinicius Junior nuk po planifikon largimin nga Real Madridi këtë verë dhe pritet të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas Diario AS, ylli brazilian ka vendosur të qëndrojë në Santiago Bernabeu pavarësisht spekulimeve të shumta rreth të ardhmes së tij dhe interesimit të raportuar të klubit për emra si Michael Olise dhe Julian Alvarez.

Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në verën e vitit 2027, ndërsa bisedimet për rinovimin e saj vazhdojnë prej muajsh. Deri më tani, palët nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, kryesisht për shkak të kërkesave të larta financiare të brazilianit.

Me Florentino Perezin që ka siguruar një mandat të ri në krye të klubit, Real Madridi pritet të intensifikojë negociatat për rinovimin e kontratës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Presidenti madrilen e konsideron Viniciusin një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të klubit.

Nga ana e tij, sulmuesi brazilian ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar karrierën te Los Blancos, megjithëse mbetet për t’u parë nëse klubi do të pranojë kushtet e tij financiare.

Një paraqitje e suksesshme me Brazilin në Kupën e Botës 2026 mund ta forcojë edhe më shumë pozitën e Viniciusit në negociatat për kontratën e re me Real Madridin./Telegrafi/