Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë, pasditen e kësaj të premteje, 10 prill, në fshatin Nikël.
Sipas informacioneve paraprake, kunati ka vrarë me armë zjarri kunatin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu.

Tv Klan njofton se në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht.
Sakaq, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar.
“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij“, njofton policia.
Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.





