E pabesueshme në Poloni: Një person me trotinet elektrik hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen

Sport

Një skenë krejt e pazakontë është regjistruar në futbollin polak, ku një person me trotinet elektrik ka hyrë në fushë gjatë ndeshjes mes Stal Stalowa Wola dhe Legia Varshavës II, duke detyruar gjyqtarin ta ndërpresë përkohësisht takimin. Ngjarja ndodhi të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së 18-të të kategorisë së dytë të futbollit polak […]

Madhësia e shkronjave

Një skenë krejt e pazakontë është regjistruar në futbollin polak, ku një person me trotinet elektrik ka hyrë në fushë gjatë ndeshjes mes Stal Stalowa Wola dhe Legia Varshavës II, duke detyruar gjyqtarin ta ndërpresë përkohësisht takimin.

Ngjarja ndodhi të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së 18-të të kategorisë së dytë të futbollit polak në një përballje që përfundoi me fitoren 3-2 të vendasve.

Në minutat shtesë të ndeshjes, një person i paidentifikuar u fut në fushë duke lëvizur me trotinet elektrik. Ai përshkoi një pjesë të konsiderueshme të terrenit, ndërsa pjesëtarët e sigurimit u vunë në ndjekje të tij.

Prania e personit në fushë e detyroi gjyqtarin ta ndalte lojën për disa çaste. Sipas raportimeve të mediave polake, ai arriti të largohej nga fusha e kamerave, ndërsa nuk dihet nëse sigurimi arriti ta kapte. Pas ndërprerjes së shkurtër, ndeshja vazhdoi normalisht.

Por, incidenti i pazakontë nuk ishte e vetmja ngjarje interesante e kësaj përballjeje.