E konfirmon Fabrizio Romano, Barcelona i nis zyrtarisht kontaktet me yllin e Interit

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Barcelona ka hapur negociatat për kontratë me kampin e yllit të Interit, Alessandro Bastonit. Bisedimet tashmë kanë nisur dhe përfshijnë kushtet kontraktuale, pagën dhe detaje të tjera kyçe, teksa klubi katala...

Sport

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Barcelona ka hapur negociatat për kontratë me kampin e yllit të Interit, Alessandro Bastonit.

Bisedimet tashmë kanë nisur dhe përfshijnë kushtet kontraktuale, pagën dhe detaje të tjera kyçe, teksa klubi katalanas synon të transferojë qendërmbrojtësin e Interit në “Camp Nou”.

Bastoni shihet si një objektiv kryesor për të forcuar repartin e mbrojtjes, sidomos për shkak të pasigurive rreth të ardhmes së Ronald Araujo dhe Andreas Christensen.

Mundësia e shitjes së Araujo ose largimit të Christensen është diskutuar brenda klubit, me qëllim sigurimin e fondeve dhe balancimin e financave sipas rregullave të Fair Play-it Financiar.

Barcelona e konsideron mbrojtësin italian si një zgjidhje afatgjatë që përshtatet me kërkesat taktike të trajnerit Hansi Flick.

Negociatat janë ende në fazë fillestare, por fakti që ato kanë nisur tregon qartë seriozitetin e Barcelonës për të transferuar një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Evropë gjatë verës./Telegrafi/