E jashtëzakonshme: “makazze” shpallet “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur si “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League. “makazze” ishte i jashtëzakonshëm në finale të dielën ndaj Aurora, ku NaVi fitoi me rezultat 3-1 në mape. Gjatë tërë turneut, “maka...

Sport

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur si “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League.

“makazze” ishte i jashtëzakonshëm në finale të dielën ndaj Aurora, ku NaVi fitoi me rezultat 3-1 në mape.

Gjatë tërë turneut, “makazze” dhuroi paraqitje fenomenale dhe kësisoj me plot meritë e fitoi epitetin e “Lojtarit më të mirë të turneut”.

Kësisoj, ai bëhet lojtari i parë shqiptar që e fiton një çmim të tillë, si dhe i pari që ka fituar një trofe të nivelit më të lartë, pasi siç e dimë ESL Pro League është liga më e fortë në botë për CS2.

Pas trofeut, ylli i Kosovës deklaroi se është hera e parë që e fiton andaj po ndihet i emocionuar.

“Jam i emocionuar, është hera e parë. Po ndihem mirë, thjesht mirë”.

NaVi arkëtoi 100 mijë dollarë përpos trofeut, ndërsa brenda një periudhe të shkurtër do të rikthehet në “aksion”, ndaj B8 për turneun tjetër – Blast Open Rotterdam./Telegrafi/