“E dimë se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, te PSG-ja nuk po e shohin Liverpoolin si “kundërshtar serioz”

Talenti i PSG-së, Desire Doue ka dërguar një mesazh plot besim para përballjes në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit. Në një intervistë për Telefoot, fituesi i “Golden Boy 2025” deklaroi se optimizmi te gjiganti francez është aq i lartë, sa besojnë se do ta fitojnë Ligën e Kampionëve. “Ne […]

Sport

Talenti i PSG-së, Desire Doue ka dërguar një mesazh plot besim para përballjes në fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Në një intervistë për Telefoot, fituesi i “Golden Boy 2025” deklaroi se optimizmi te gjiganti francez është aq i lartë, sa besojnë se do ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Ne e dimë që mund ta fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve. Duam të bëjmë histori edhe një herë. Jemi të uritur dhe do ta tregojmë këtë”.

20-vjeçari kujtoi gjithashtu me nostalgji përballjen ndaj “The Reds” sezonin e kaluar, kur realizoi penalltinë vendimtare në “Anfield”, pas barazimit 1-1 në total (PSG fitoi 4-1 me penallti).

Ndërkohë, edhe mbrojtësi Lucas Hernandez ka konfirmuar se të gjithë janë gati për Liverpoolin.

“Të gjithë jemi shumë optimist… gjithashtu edhe gati”.

Ndërkohë, përballja e parë çerekfinale zhvillohet në “Parkun e Princave” këtë të mërkurë nga ora 21:00./Telegrafi/