Legjenda franceze, Thierry Henry dhe sulmuesi i Liverpoolit, Hugo Ekitike, janë aktorët e një bisede të së mërkurës mbrëma që është bërë virale shpejt në rrjetet sociale.
Liverpooli mundi Galatasarayn me rezultat 4-0 në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, duke kompensuar humbjen (1-0) nga ndeshja e parë.
Ekitike shënoi një nga golat e Reds dhe i dha një deklaratë Jamie Carragherit për CBS Sports pas ndeshjes. Eksperti i komentimit, legjenda Thierry Henry, iu bashkua bisedës nga studioja për t’i bërë një pyetje Ekitikes.

“Kam një pyetje tjetër. E di që je mysliman. Ku do ta festosh Bajramin?”, ishte pyetje e Henryt.
“Ndoshta në aeroplan për në Brighton”, u përgjigj Ekitike, sepse Liverpooli luan atje të shtunën.
Kjo shkaktoi të qeshura në studio. Kur ai e rifitoi qetësinë, Henry e pyeti nëse do të festonte Bajramin në mënyrë të veçantë nëse shënonte kundër Brighton. Ekitike u përgjigj, “Ndoshta me Ibrahim Konaten, por do ta shohim me të.”
Ndryshe, Liverpooli nënshkroi me Ekitike (23 vjeç) nga Eintracht Frankfurt verën e vitit të kaluar për një shumë prej 95 milionë eurosh. Sulmuesi francez që atëherë ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar gjashtë në 41 paraqitje për Liverpoolin. /Telegrafi/





