“E bëri tinëz, si i turpëruar” – Miri, Rogerti dhe Juela komentojnë propozimin e Mateos ndaj Brikenës

Propozimi që Mateo i bëri Brikenës për t’u bërë e dashura e tij nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e tjerë të BBVA. Në oborrin e shtëpisë, Miri, Rogerti dhe Juela komentuan ngjarjen dhe disa detaje që i kishin rënë në sy. Rogerti tha: “E bëri shumë shpejt, ore vëlla, sikur tinëz, sikur […]

Magazina

Propozimi që Mateo i bëri Brikenës për t’u bërë e dashura e tij nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e tjerë të BBVA.

Në oborrin e shtëpisë, Miri, Rogerti dhe Juela komentuan ngjarjen dhe disa detaje që i kishin rënë në sy.

Rogerti tha: “E bëri shumë shpejt, ore vëlla, sikur tinëz, sikur i turpëruar”.

Miri shtoi: “Po, nuk donte ta bënte përpara syve tanë. Unë mendoj që kur e pamë, Brikena duhej të kishte dhënë ndonjë sinjal, të ulë gjunjë dhe ta pranojë”.

Rogerti kundërshtoi duke qeshur: “Jo ore, jo”.

Miri vazhdoi: “Ajo e puth dhe e përqafon kur e shohim ne”.

Rogerti komentoi: “Mua mu duk si puthje franceze”.

Miri gjithashtu vuri re mënyrën e të puthurit, duke thënë se Brikena kishte vendosur dorën në mënyrë që puthja të mos shihej nga të tjerët.

Juela përmendi momentin kur Brikena u shpreh me fjalët: “Gëzuar, zemër”, duke shtuar me humor: “Tamam për inat tonin, po çfarë inati kemi ne?” /Telegrafi/