Dy emigrantë gjenden pa shenja jete në një zonë malore në Korçë

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta. […]

Nacionale

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç.

Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje./Vizion+