“Dukej si bodybuilding, i thonin bukur, të gjithë rrenacakë”, Moza kritikon veshjen e Arbanës

Moza ka fituar zemrat e publikut në Ferma VIP me sinqeritetin dhe humorin e saj. Së fundi, ajo nuk i kurseu komentet qesharake edhe për veshjen e moderatores Arbana Osmani, duke i dhënë një këshillë të sinqertë dhe plot humor. Këtë herë, ajo komentoi...

Magazina
Reklame

Moza ka fituar zemrat e publikut në Ferma VIP me sinqeritetin dhe humorin e saj.

Së fundi, ajo nuk i kurseu komentet qesharake edhe për veshjen e moderatores Arbana Osmani, duke i dhënë një këshillë të sinqertë dhe plot humor.

Këtë herë, ajo komentoi veshjen e moderatores së spektaklit, Arbanës.

Në një video të publikuar nga vetë Arbana në InstaStory, Moza tha: “Kishte veshur diçka të zezë dhe dukej si bodybuilding. Të gjithë i thonin ‘sa bukur, sa bukur’, por unë desha t’i them: mos vish më të zeza, vish ndonjë gjë të çelët për Prime-in tjetër, ta kesh parasysh, kurrë më me të zeza.”

Moza shtoi me humor: “Të gjithë i thonin ‘sa bukur’, të gjithë rrenacakë, s’më erdhi radha të them ‘vish diçka të çelët të shkon më shumë’”.

Ndërkohë, Jondia qeshte dhe thshte “vdiqa”, ndërsa Moza vazhdonte me komentet e saj. /Telegrafi/