Dje në ora 16:30 është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj djalit që dyshohet se vrau nënën në Dragash. Gjykata ka vendosur që t’ia caktojë të dyshuarit 1 muaj paraburgim.
Në njoftim thuhet se djali dyshohet se e vrau nënën duke ushtruar dhunë dhe duke e ngulfatur.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se është kryer vepra, brenda ambientit familjar, dhe duke marrë parasysh vendosmërinë e të pandehurit për të kryer veprën, me anë të ushtrimit të dhunës dhe ngulfatajes ndaj anëtarit të familjes, andaj në këtë fazë caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.”
Gjykata ka vendosur që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.
“Gjithashtu duke marrë parasysh edhe karakteristikat personale të të pandehurit, i dënuar më herët për vepra të ngjashme ku palë e dëmtuar ka qenë pikërisht viktima T.B., si dhe me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës penale, ndaj të pandehurit do të urdhërohet ekzaminimi psikiatrik, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktim i paraburgimit është i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në procedurën hetimore e cila është në fazën fillestare.”
“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore. Gjithashtu Gjyqtarja e procedurës paraprake, me datë 22.01.2026, ka lëshuar URDHËR, për QKUK-në, Institutin e forenzikës psikiatrike të kryejë ekzaminim psikiatrik, në një kohë sa më të shpejtë që të jetë e mundur, por jo më gjatë se afati prej dy (2) javësh nga dita e lëshimit të urdhëresës. Dhe pas kryerjes së ekzaminimit, raporti dhe ekspertiza, ti dorëzohet Prokurorinë Themelore Prizren, dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake.”
Ballina Nacionale “Duke ushtruar dhunë dhe ngulfatje”, një muaj paraburgim për djalin që dyshohet...
“Duke ushtruar dhunë dhe ngulfatje”, një muaj paraburgim për djalin që dyshohet se e vrau nënën në Dragash
- Reklamë -











