Dukagjini mes synimit për Kupën e Kosovës dhe stabilitet në kampionat – trajneri Pergjokaj dhe sulmuesi Merlaku besojnë në daljen në Evropë

Dukagjinit po përgatitet për sfidatat e radhës, kresorja gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, një sfidë vendimtare në rrugën drejt finales që klubi nuk e ka arritur që nga viti 2021, kur u mposht nga Llapi në finale pas penalltive.

Ekipi nga Klina po vazhdon gjithashtu garën në Superligën e Kosovës, ku këtë sezon po mbajnë një ritëm të qëndrueshëm dhe ndodhen aktualisht në mesin e tabelës, duke synuar paraqitje të forta deri në fund të kampionatit.

Nën drejtimin e trajnerit Ndue Pergjokaj, Dukagjini ka ndërtuar një skuadër të organizuar dhe konkurruese, e gatshme për sfida vendimtare.

Aktualisht Dukagjini gjendet në mesin e renditjes me 32 pikë, në pozitën e gjashtë, ndërsa synim sipas klubit mbetet Kupa e Kosovës, rruga më e shkurtër për të dal në garat evropiane.

Paraqitjet e fundit në kupë kanë treguar se ekipi është i motivuar dhe i përgatitur për të shkuar në finalen që do të shënojë një mundësi historike për klubin.

Atmosfera brenda skuadrës mbetet pozitive, ndërsa lojtarët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në fushë, duke përfaqësuar qytetin e Klinës dhe duke synuar sukses.

Telegrafi ka intervistuar trajnerin Ndue Pergjokaj dhe futbollistin, Altin Merlaku, të cilët do të ndajnë mendimet e tyre për sezonin, objektivat e Kupës dhe sfidat që e presin ekipin në përballjet vendimtare. /Telegrafi/

Superliga

Sport

Futboll

Kosovë