Një moment i papritur mes Brikenës dhe Mateos ka sjellë tension në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi një puthje e rrëmbyer nga Mateo u kthye në debat mes tyre.
Situata u diskutua edhe gjatë Prime-t, ku të dy banorët dhanë versionet e tyre.

Brikena: Po ja nis me puthjen. Shumë herë e kemi hapur këtë temë me Mateon. Për mua ka rëndësi puthja, në një moment kur u ndihem e sigurt. Unë për momentin kisha një pëlqim për Mateon, doja të ndodhte spontanisht, jo të ma vidhte. Shumë herë i kam thënë që për puthjen doja të ishte diçka spontane.
Mateo: Nuk ishte tentativa e parë për ta bërë kërtë puthje. Këtë afrimitet e kemi pasur disa herë. Unë normalisht, këto sinjale i marrë që hapin duhet ta bëj unë. Nuk mendoj se kam bërë diçka të jashtëzakonshme ose ndodnjë gabim. Nuk e prisja atë reagim. Unë në fund të ditës ky jam, çështja është çfarë do ti më shumë nga unë.
Brikena: Unë nuk kërkoj gjë nga Mateon. Për sa kohë them që kam një pëlqim për Mateon, puthja është diçka që vjen.
Debati mes tyre ka nxjerrë në pah pritshmëritë e ndryshme për afrimitetin, duke lënë ende të paqartë se si do të evoluojë raporti i tyre në vazhdim. /Telegrafi/





