Edicioni i ardhshëm i Shqip Up Comedy Festival në Këln pritet të vijë me një risi të veçantë për publikun shqiptar në diasporë.
Një nga vajzat më interesante të humorit online, Drilona, do të jetë pjesë e këtij organizimi të shumëpritur.

Drilona, e cila u bë e njohur përmes videove të saj në TikTok, ku spikat me një sens të veçantë humori dhe stil origjinal, tashmë do të ngjitet në skenë për të sjellë energjinë e saj përballë publikut live.
Duke njohur stilin e saj dhe spontanitetin që e karakterizon, pritet që ajo të mos zhgënjejë aspak, përkundrazi të sjellë shumë të qeshura dhe momente të paharrueshme.
Më 25 prill rikthehet Shqip Up Comedy Festival me një edicion special në Këln, pas suksesit të madh që pati në katër netët e organizuara në Cyrih.
Këtë herë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca nga emra të spikatur të humorit shqiptar, në një mbrëmje që premton shumë të qeshura dhe energji pozitive. /Telegrafi/





